Era Istrefi krah emrave të njohur botëror në festivalin e famshëm në Rumani

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 09:37 | Nga

Këngëtarja Era Istrefi është shumë aktive kohëve të fundit.

Flitet se në muajin korrik ajo do të sjellë këngën e re, ndërsa do të jetë e pranishme edhe në disa koncerte dhe festivale.

Së fundmi, është bërë e ditur se ajo do të performojë në festivalin UNTOLD në Rumani.
Në këtë festival përveç Erës, konkurrojnë edhe emra të tjerë të njohur botërorë si: Charli XCX, Elle Exxe, Ellie Goulding, Martin Garrix.

Festivali mbahet nga data 3 gush, deri më 6 gusht, ndërsa në vitin 2015, UNTOLD kishte fituar çmimin si festivali më i mirë në Çmimet Evropiane Muzikore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme