Era Istrefi në një koncert me Lady Gaga-n

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 15:36 | Nga

Sukseset e Era Istrefit nuk kanë të ndalur.

I fundit sukses që Era ka arritur është të marrë pjesë pjesë në eventin më të madh të SHBA-së, festivalin Coachella.

Ky festival, i cili zhvillohet në Kaliforni, është një nga eventet më të rëndësishme amerikane, që bën bashkë zhanre të ndryshme muzikore si, hip hop, indie, elektronik, dance etj.

Portali Blitz.al shkruan se këngëtarja e njohur do të jetë e ftuar në këtë festival dhe do të jetë pikërisht ajo që do të mbyllë këtë event të rëndësishëm të muzikës amerikane.

Në këtë festival këtë vit ishte programuar që pjesë e tij të ishte diva e muzikës Beyonce, por për shkak të shtatzënisë, siç raportojnë edhe mediat ndërkombëtare, në vend të saj do të ngjitet në skenë Lady Gaga.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme