Era Istrefi poston poza provokuese në veshje sportive, vë në pah fizikun joshës

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi ndonëse po pauzon nga muzika tash e një kohë të gjatë, ajo po iu qëndron afër fansave të saj përmes rrjeteve sociale.

Krijuesja e hitit “Bon bon” është mjaft aktive në Instagram ku sjell imazhe nga më të ndryshmet, po që gjithmonë arrin të marrë vëmendje.

E njohur për sharimin, linjat joshëse dhe stilin e veçantë të veshjes, Era nuk ka zhgënjyer as këtë herë teksa solli fotografi në InstaStory.

Këngëtarja bionde pozoi në disa imazhe atraktive ku shihet e veshur në tuta të zeza sportive të cilat i kombinoi me një palë atletet me ngjyrë të verdhë.

Me një grim të lehtë në fytyrë dhe flokët e gjata, Era dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.

Ndryshe, edhe pse nuk ka paralajmëruar akoma publikimin e një projekti të ri, këngëtarja e famshme herë pas here ka postuar foto nga studio muzikore duke lënë të kuptohet se një gjë e tillë pritet të ndodh së shpejti. /Telegrafi/

Të ngjashme