Era Istrefi sjell këngë me të dashurin e Cardi B

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me reperin rus, Sayonara Boy, Era Istrefi ka gati bashkëpunimin e radhës.

Këngëtarja ka njoftuar fansat e saj me anë të një postimi në Instagran se ditën e premte do të hedhë në treg këngën e saj më të re.

Ajo do të vijë në bashkëpunim me emra shumë të suksesshëm si Yellow Claw dhe Offset.

Kënga mban titullin “Let’s get married” dhe mezi po presim ta dëgjojmë.

Offset është i njohur në të gjithë botën edhe për shkak të marrëdhënies së tij me repern Cardi B. Ata kanë edhe një vogëlushe të quajtur Kulture.

Të ngjashme