Era Istrefi vendos një modë të re në veshje

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 19:57 | Nga

Era Istrefi di si ta ndikojë modën. Një tipar i artisteve të njohura të huaja, që bashkë me cilësitë e tjera, Era e zotëron më së miri duke na bindur dhe një herë, pse është ajo dhe jo dikush tjetër që ka arritur këtë sukses ndërkombëtar.

Fashionistet dhe moda ndërkombëtare kishin arritur deri te pulovra si fustan, ose këmisha në verë, apo te veshjet më serioze me formë xhakete dhe funksion fustani, por asnjëherë nuk kishim parë deri tani dikë që të dilte në rrugë me xhup dhe pa pantallona. Po, e ka bërë Era.

Teksa ndodhet në Londër, këngëtarja nga Prishtina ka realizuar një veshje që shumë shpejt mund ta shohim te vajza të tjera. Në foto, sepse në rrugë, do jenë të pakta ato që do guxonin aq sa këngëtarja.

Një xhup i madh i fryrë, mbi një bluzë sportive me zinxhir, atlete mali dhe një palë çorape janë veshja e Erës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme