Erion Veliaj e Ajola Xoxa do të bëhen prindër, ja si e dhanë lajmin

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 15:17 | Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Kane zgjedhur pikërisht 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve që të japin lajmin e bukur.

Ne rrjetet e tij sociale, kryebashkiaku Veliaj ka shpërndarë një foto bashkë me bashkëshorten Ajola me një urim të veçante për festen e fëmijëve.

“❤❤❤ – Gëzuar 1 Qershorin dhe nga ne te tre! Ju duam shume te gjithëve!”, ka shkruar ai.

Menjëherë kanë vërshuar urimet e shumta për çiftin. Ajola është në muajt e parë të pritjes së ëmbël dhe duket se shtatzënia i ka dhuruar një nur të bukur, duke e bërë edhe më të ëmbël. Ndërsa Erioni duket me shumë se thjesht i lumtur që do të behet baba.

https://www.instagram.com/p/BjevdRiHqaG/?taken-by=erionveliaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme