Ermal Fejzullahu dhe Gjiko e nisin verën me bashkëpunimin e ri “Sa t’kom dasht”

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe reperi Gjiko kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të ri.

“Sa t’kom dasht” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe hip-hop.

Kënga është produkt i producentit Big Bang në studion RedBox Entertainemnt, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur Gjiko dhe Skerdi.

“Sa t’kom dasht” vjen për publikun e vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, me skena që janë xhiruar në bregdetin shqiptar.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur Valon Aziri.

Ermali dhe Gjiko ndër vite kanë treguar se dinë të jenë të suksesshëm në bashkëpunime, pasi kënga e tyre e vitit 2016, e titulluar “Hajmali” ishte një hit i padiskutueshëm me mbi 16 milionë klikime në YouTube deri më tani.

“Sa t’kom dasht” duket të jetë gjithashtu një këngë premtuese për të qenë një nga hitet e verës së sivjetme. 

Të ngjashme