Ermal Fejzullahu thumbon politikanët: Kur ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, është mjaft i hapur me fansat e tij në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai iu dha mundësinë ndjekësve që t’i parashtrojnë atij nga një pyetje në InstaStory, të cilave më pas ai do t’iu përgjigjej.

Dhe një nga fansat kishte pyetur këngëtarin se “Pse nuk ngrihet tash në protesta sepse mjaft kanë qëndruar mbyllur, ndërsa për zgjedhje virusi u zhduk”.

Përgjigja e Ermalit ishte e prerë, duke thumbuar në njëfarë forme politikanët, të cilët nuk i kursyen tubimet e shumta në njerëz gjatë pandemisë.

“Kur po ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti”, ka shkruar këngëtari Fejzullahu.

Ashtu si shumë kolegë të tij, edhe Ermali ka më shumë se një vit që nuk mban fare koncerte apo dasma, shkaku i masave preventive për virusin COVID-19.

Pavarësisht kësaj, Fejzullahu nuk ka munguar për nga ana e prurjeve të reja muzikore, duke sjell herë pas here këngë të reja për fansat e tij.

Të ngjashme