Ermal Mamaqi: Nuk jam arsyeja e ndarjes së Beatrix nga Donaldi

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Komediani i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”.

Ai ka sqaruar shumë gjëra që u bënë virale në rrjete sociale e shkaktuan debate të mëdha.

I njëjti ka folur për situatën që bëri bujë në Big Brother VIP, duke u cilësuar si arsyeja e ndarjes së Beatrix me Donaldin, për një shaka që kishte bërë si i ftuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Nuk besoj që është kjo, arsyeja që ata janë ndarë dhe nuk e di që janë ndarë. Desha të them po ç’lidhje ka këtu Bora”, u shpreh ai.

Tutje, biznesmeni i njohur ka sqaruar për të gjithë edhe një deklaratë për Borën të bërë në një nga intervistat paraprake, gjoja për një shumë të madhe që kishte lypur për t’u bërë pjesë e një projekti të Mamaqit.

Ermal Mamaqi (Foto: YouTube)

“I detyrohem Borës një sqarim dhe të gjithë njerëzve, se ajo pjesa që unë kam përmendur Borën ka qenë një shaka shoqërore. Borën e kam një shoqe shumë të mirë, është një nga njerëzit që janë në ekran dhe unë e vlerësoj shumë për punën dhe për arritjet që ajo ka bërë sigurisht që është e vërtetë që i kam prezantuar për të marrë pjesë si aktore, por jo në serial. Në një film tjetër. Ka qenë e gjitha një lojë, një moment për të krijuar një intrigë të vogël që të flisnin njerëzit. Asgjë nga ajo nuk ishte e vërtetë, nuk është se ka kërkuar shumë lekë. Jemi shumë miq. Është Bora të cilën unë e kam parë dhe projektuar, kam folur me të ka shpreh interesin. Është fjala për një film në kinema”, ka thënë më tej ai. 

Të ngjashme