Ermal Mamaqi: Telefono tani atë që do dhe thuaj, të dua, më fal, faleminderit

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Ermal Mamaqi e ka bërë një urim tejet të veçantë me rastin e vitit të ri 2019.

Komediani dhe moderatori i njohur, Ermal Mamaqi ka zgjedhur disa fjalë zemre me rastin e vitit që po vjen, shkruan lajmi.net.

Me një foto pranë personave më të dashur për të, gruas dhe fëmijëve ai i ka sygjeruar ndjekësit që sonte t’i telefonojnë personat që i duan dhe tu thonë: të dua, më fal dhe faleminderit.

Ky ishte urimi i plotë i tij:

Uroj të ndalosh pak dhe të marrësh 5 min për veten tënde. Shkruaj sot 10 ose më shumë gjëra për të cilat ti je Mirënjohës”. Zoti na dha mundësinë të jemi krijuesit e jetës tonë.
Merre sot fatin tënd në dorë dhe bëje 2019 vitin më të mirë të jetës tënde deri më sot. Asnjë njeri më shumë se ty, nuk të do ty më shumë…
Ndryshoje situatën negative që ke ngecur. Kujtoji vetes çdo të mirë që mund të bësh. Çohu dhe ngec në një situatë pozitive.
Telefoni tani atë që do dhe tuaji :
1. Të dua
2. Më fal
3. Faleminderit

Bëhu sot dhe këtë vit, varjanti më i mirë i vetes tënde.
Gëzuar.Bekime.Nga ne të 4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme