Ermal Meta kualifikohet në natën finale të Sanremos

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 10:12 | Nga

Kantautori shqiptar Ermal Meta kaloi në natën finale të festivalit italian të këngës, Sanremo.

Ai u klasifikua mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane si Al Bano dhe Fiorela Manoja, ndërsa la pas në rrezik eleminimi Xhuzi Ferrerin dhe Ronin.

Kënga e tij “E ndaluar të vdesësh” konsiderohet si një nga krijimet me tekstin që përcjell mesazhin më të fortë në këtë festival. Artisti shqiptar, i prezantuar në këtë edicion si një emigrant që me punë dhe pasion mbërriti deri në skenën e Aristonit, sjell një këngë kundër dhunës në familje.

Tregon historinë e një djali që ka parë të ëmën të keqtrajtohej në familje dhe që sërish beson te dashuria si e vetmja rrugë për të rritur fëmijë më të mirë.

Këngëtari 35-vjeçar ka marrë pjesë edhe vitin e kaluar në garën e të rinjve, por emri i tij është i njohur në muzikën italiane, pasi ka shkruar tekste për shumë artistë të mëdhenj.

Ndryshe, si mysafirë i festivalit italian të muzikës ka qenë edhe aktori Raoul Bova, i cili ka shkëlqyer në paraqitjen e edicionit të sivjetmë.

E për pamjen e aktorit shumë të njohur italian ishte përkujdesur stilisti shqiptar, Faik Zekaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme