Ermira Mehmeti flet për aferën seksuale

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 20:07 | Nga

Ish-deputetja shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë dhe zyrtare e lartë e BDI-së, Ermira Mehmeti, ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku foli edhe për bisedën erotike ërmes së cilës pretendohej se politikania fliste me zevendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferri.

Mehmeti tha se nuk pret të bëhet drejtësi lidhur me ngjarjen në një kohë kur njerëzit të cilët janë përfshirë në aferën që tronditi mbarë opinion publik janë akoma në pushtet. Politikania tha se ka fakte që vërtetojnë se kush qëndron pas ngjarjes, madje shtoi se ka edhe foto të vajzës së përfshirë dhe di emrin e saj.

“Nuk pres që të bëhet drejtësi për sa kohë aktorët e skenarit janë në pushtet. Të gjitha provat që unë kam tregojnë se kush qëndron pas. Nuk është rastësi që ky lançim u bë në kulmin e karrierës sime. Unë kam qenë një zë që kam folur edhe kundër partisë kur kam ndjerë se po flitet kundër shqiptarëve. Por gjatë qëndrimit tim në politikë kam mësuar se politika nuk i do njerëzit e ndershëm. Më vjen keq që partia që kam ndihmuar më ka lënë vetëm dhe është bërë pjesë e këtij komploti”, tha Ermira.

Pyetjes përse u largua nga politika, ajo i përgjigjet me një përgjigje mjaft të thjeshtë: “Unë vendosa të tërhiqem se ndjeva se nuk mund të fitoj një betejë vetë. Maqedonia është e kapur nga klane. Unë isha e pafuqishme kundër mafias dhe tërheqja më bën nder”.

“Satisfaksioni im më i madh është se shumë njerëz kanë ardhur të më thonë se kush qëndron pas dhe kush është i përfshirë. Unë kam foto të asaj zonjushe, ia di emrin, por kam vendosur të tërhiqem, sepse niveli im nuk është ky. Por, kjo ngjarje flet për suksesin tim dhe dështimin e tyre. Deri më tani ai ka qenë momenti më i vështirë i jetës sime. Por, jeta pa politikë është po aq e bukur”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme