Eros Grezda publikon fotografi duke u puthur në ashensor me Oriola Marashin

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Megjithëse për ca kohë e mbajtën të fshehtë lidhje, Eroas Grezda dhe Oriola Marashi tashmë nuk po fshihen para syrit të publikut.

Futbollisti dhe modelja e njohur ngacmojnë haptaz njëri-tjetrin në rrjetet sociale, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë e përbashkëta të tyre.

Së fundmi, ka qenë Erosi ai i cili ka publikuar një imazh të çiftit, ku shihen në një moment mjaft intim me njëri-tjetrin.

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar në ashensor, ku Grezda shfaqet duke i dhënë një puthje të zjarrtë të dashurës së tij.

Këtë fotografi, futbollisti i njohur e ka vendosur madje edhe si fotografi të profilit në rrjetin social Instagram.

Foto: Eros Grezda/Instagram

Çifti i njohur janë kthyer në dy personazhe mjaft të përfolur muajve të fundit në media, që kur lidhja e tyre filloi të bëhet edhe më shumë publike.

Të ngjashme