Erza Muçolli në mars mban koncert në Prishtinë

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Erza Muçolli, më 6 mars të këtij viti do të mbajë një koncert në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur nga Ambasada e Francës në Kosovë, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social, Facebook.

Të njëjtit po ashtu tregojnë se koncerti do të mbahet në Bibliotekën Universitare dhe se do ketë shumë surpriza nga ana e saj.

“Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada e Francës në Kosovë do t’ju mundësojnë ti fitoni biletat për koncertin e Erza Muqolit më 6 Mars 2020 në ora 14:00 në Prishtinë! Erza Muqoli është një këngëtare franceze me origjinë nga Kosova.Nga viti 2015 deri në vitin 2018, ajo ishte pjesë e grupit Kids United, dhe në vitin 2019 ajo publikoi albumin e saj të parë solo, me këngë të kompozuara nga Vianney”.

“Në Mars të vitit 2020, ajo do të vijë në Kosovë për të inaguruar Javët e Francofonisë! Për të marrë pjesë, pëlqejeni dhe shpëndajeni këtë foto në profilin tuaj, shkruani në koment (në frëngjisht) pse ju pëlqen gjuha frënge dhe etiketoni një mik(e) që do t’ju shoqëron. Tërheqja e biletave për fituesit do të bëhet të premten më 14 shkurt! Koncerti do të mbahet në Bibliotekën Universitare”, shkruhet mes të tjerash në njoftim.

Theksojmë që Erza bëri bujë të madhe me paraqitjet në shoun për zbulimin e talentëve në shtetin francez, “France’s got talent”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme