Është djalë! Princ Harry dhe Meghan bëhen prindër

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Princ Harry bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Meghan Markle ka sjellë në jetë një djalë. Lajmi u bë i ditur nga vete Pallati Mbretëror me anë të një njoftimi zyrtar ku shkruhej:

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se Lartësitë e tyre Mbretërore Duka dhe Dukesha e Sussexit mirëpritën fëmijën e tyre të parë në orët e para të mëngjesit, më 6 maj 2019. Djali i çiftit mbretëror peshon rreth 3.3 kg.

Sipas së përditshmes britanik, Daily Mail, lindja është regjistruar në orën 5.26 me orën lokal, ndërsa Harry është mjaft i lumtur nga ardhja në jetë i fëmijës së tij të parë. Ai i ka qëndruar pranë bashkëshortes së tij gjatë lindjes së djalit.

“Jam shumë i lumtur t’ju njoftoj se mëngjesin e sotëm unë dhe Meghan u bëmë me djalë. Jam shumë krenar për bashkëshorten time. Ishte një eksperiencë e paharrueshme. Ju jemi shumë mirënjohës dhe ju falënderojmë për mbështetjen që ka keni dhënë gjatë gjithë këtyre muajve”, deklaroi me këtë rast Harry.

Të ngjashme