Është martuar reperi Buta

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, duket se i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij shumëvjeçare të quajtur, Fjolla.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale, ku shfaqet përkrah të dashurës e me plot sharm.

Në këto fotografi, artisti shfaqet elegant me një kostum të zi teksa partnerja e tij me një fustan të bardhë.

“Partnerja ime e krimit”, ka qenë përshkrimi i imazheve në të cilën ka vënë edhe një ‘emoji’ të unazës.

Të ngjashme