Estto dhe Çiljeta paralajmërojnë këngën e re, dyshohet se në klip shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Artistët e njohur Estto dhe Çiljeta Xhilaga këtë të dielë sjellin projektin e ri muzikor, njëherësh bashkëpunimin e tyre të dytë.

Dyshja, të cilët janë shumë të pëlqyer nga publiku, bënë të ditur se kënga e re mban titullin “Zemër”.

Megjithatë, një postim i fundit i ndarë nga artisti pejan në InstaStory ka bërë kuriozë të gjithë.

Estto dhe Çiljeta së shpejti sjellin këngën e re “Zemër” (Foto: Instagram)

Kjo meqë ai ka publikuar një pjesë nga klipi i ri, ku duket se është shfaqur duke shkëmbyer puthje me këngëtaren nga Shqipëria.


Fragmenti i shkurtër i tij mori reagime nga më të ndryshmet, megjithëse presim të shohim videoklipin e plotë.

Të njëjtit ndërkohë sollën duetin e parë gjatë gushtit të vitit të kaluar, i cili doli të jetë i suksesshëm dhe tanimë ka grumbulluar miliona klikimesh në YouTube.

Në anën tjetër, Çiljeta po e shijon në maksimum lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxhën.

Të ngjashme