“Eurovision” kërkon ndryshimin e koreografisë, Ronela Hajati ‘shpërthen në lot’

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Kerografia e këngëtares shqiptare Ronela Hajatit, nuk po po pëlqehet nga “Eurovision Song Contest”.

Ronelës, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë i është bërë një kërkesë nga “Eurovision”.

“Eurovision” ka kërkuar që të ndryshohet kerografia e këngëtares në më pak se 10 ditë nga nata e parë kur këngëtarja do të performojë në skenën e Torinos.

Kjo pasi koreografia konsiderohet sipas tyre si shumë provokative teksa nuk ka ende një reagim zyrtar.

Kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja e cila mërzinë e ka shfaqur në ‘Tëitter’. Ajo ka postuar disa fytyra duke qarë në një postim.

Përndryshe, Ronela është e para që do performojë në “Eurovision 2022”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme