Eva Murati i reagon kryeministrit Rama për emojin me gishtin e mesit

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 22:46 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e kaluar, kryeministri Rama përmes rrjetit social ‘Twitter’ shprehu vendosmërinë për mbylljen e pikave të basteve deri në Janarë, teksa në statusin e tij përdori edhe disa “emoji”. Njëri prej tyre ishte jo edhe aq i përshtatshëm, pasi tregonte gishtin e mesit.

Pas këtij postimi ka patur shumë reagime në rrjetet sociale, ku mes tyre është edhe moderatorja e njohur Eva Murati, e cila punon në Vizion Plus dhe Tring.

Murati teksa poston statusin e Edi Ramës, shkruan se kryeministri duhet të jetë një shembull, e jo një faqe humori që përdor këto simbole.

“Edi Rama je kryeministër, presupozohet të jesh një shembull për tu ndjekur.! Këtë simbolin nuk na e dërgon një faqe humori, na e dërgon kryeministri ynë, kryeministri. Turp!”

Të ngjashme