Eva si dy pika uji me të dashurën e Neymarit

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 21:14 | Nga

Kjo ditë e dytë e javës, e ka gjetur një nga moderatoret shqiptare të sportit, më të inspiruar se çdo herë tjetër.

Nëse klikon në postimet e pafundme të Eva Muratit në My Story, do të shihni fotot e disa nga yjeve të kinematografisë e muzikës, si Monica Belluci, Jennifer Lopez e Gal Gadot, të cilat me shumë mundësi përfaqësojnë idhujt e bukurisë për Evën. Por, imazhi më i fundit, të surprizon e të lë pa fjalë për disa çaste.

“Unë dhe shoku im, Neymar”, ka shkruar Murati, përsipër një fotoje të futbollistit me një femër përkrah.

Ngjashmëria e të dashurës së Neymar me Evën është kaq e madhe, saqë të detyron të kontrollosh faqen personale të sportistit, për të vërtetuar se ky i fundit thjesht ka shprehur dashurinë për të zgjedhurën e zemrës.

Kuptohet, që të gjithë këtë situatë, moderatorja e ka trajtuar me humor. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë. Si dy pika uji, apo jo?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme