Fadil Berisha ishte fotografi i parë i Kendall Jenner

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Fadil Berisha përmes një fotografie të postuar në Instagram ka kujtuar kohën kur ai ka realizuar setin e parë fotografik për bukuroshen dhe tanimë modelen të njohur, Kendall Jenner.

Seti është bërë për ditën kombëtare të “qenushëve” dhe është në kuadër të një fushate të fotografit me “Sherri Hill” për vetëdijesimin e njerëzve për mbajtjen e qenve.

“Seti fotografik i parë për Kandell Jenner, në moshën 14-vjeçare. Punuam së bashku edhe 5 vite te tjera pas këtij seti. Shumë krenar me të”, shkruan Fadili në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme