Fahrush Azemi i këndon Kosovës në përvjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 10:46 | Nga

Me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Kosovës, këngëtari Fahrush Azemi në bashkëpunim me Shemsi Krasniqin e “Ilirëve” vjen me këngën me motive lirike “Të kam në zemër Kosovë”.

Në një postim të tij në Facebook, Azemi bëri të ditur se inspirimi për këngën i erdhi nga një këngë e atdhetarit Jusuf Gërvalla.

Sipas këngëtarit, kënga bart mesazh shprese për të rinjtë për të ecur përpara, pavarësisht se me çfarë ballafaqohen, duke synuar të paraqesim anën pozitive të vendit tonë.

Kënga “Të kam në zemër Kosovë” tashmë është publikuar në Youtube dhe ka arritë numrin e klikimeve në 8000 mijë për një ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme