Faith Evans është arrestuar për sulm ndaj bashkëshortit

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja 46-vjeçare, Faith Evans, është arrestuar pasi policia e Los Angelesit ishin thirrur në shtëpinë të cilën ajo e ndanë me bashkëshortin, Stevie J., rreth orës një të mëngjesit.

Sipas uebfaqes për të famshëm TMZ, çifti ishte zënë keq mes veti dhe kështu kishin përfunduar duke ushtruar dhunë fizike. Kur policia kishte arritur në vendin e ngjarjes, kishin vënë re shenja të dukshme të gërvishtjes në fytyrën e producentit të njohur, Stevie J. transmeton Koha.

Më pas, Evans ishte arrestuar për dhunë familjare, si dhe pak orë më vonë ishte liruar me kusht.

Para pothuajse një viti, Faith Evans dhe bashkëshorti i saj, shkaktuan spekulime në publik rreth problemeve në martesën e tyre, kjo pasi e kishin larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale. Madje, Steve J. atëkohë i ndau disa mesazhe me kuptime të fshehta, duke i nxitur edhe më shumë spekulimet rreth një ndarjeje të mundshme të çiftit.

Evans e cila në të kaluarën ka qenë e martuar me reperin e ndjerë, Notorious B.I.G. – i ka katër fëmijë nga tri lidhjet e mëparshme, përfshirë këtu djalin Christopher të cilin e ka me Biggien, ndërsa Stevie i ka gjashtë fëmijë me pesë gra të ndryshme. Çifti nuk ka fëmijë së bashku.

Këngëtarja e hitit “Tears of Joy”, në të kaluarën ishte arrestuar për posedim të kokainës dhe marihuanës, si dhe në vitin 2010 u arrestua për ngasje të veturës në gjendje të dehur.

Të ngjashme