Familja mbretërore duket se nuk do ta pranojnë asnjëherë Princin Harry

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Kushdo që shpresonte për një ribashkim midis Princave, William dhe Harry, u zhgënjye shumë këtë javë pas zbulimit të statujës së Princeshës Diana në Kensington pasi të dy mezi flisnin me njëri-tjetrin dhe kaluan vetëm 20 minuta në të njëjtën dhomë pas ceremonisë.

Vëllezërit dikur të pandarë, të cilët nuk e kanë parë njëri-tjetrin që nga varrimi i Princit Phillip, ku William kërkoi të mos ecte pranë Harryt, janë ende ‘luftë’ dhe burime pranë çiftit i thanë Mirror: ‘është pothuajse e pamundur që Harry të jetë i besuar’.

Marrëdhënia ka qenë veçanërisht e ftohtë që kur Duka dhe Dukesha e Sussex bënë akuza kundrejt familjes mbretërore.

“Pavarësisht se William dhe Harry u bashkuan këtë javë për shkakun e vetëm të përkujtimit të trashëgimisë së nënës së tyre, Harry është larg tyre”, tha një burim për Mirror.

Të ngjashme