Fansat e ofendojnë për aknet, reagon Kendall

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 17:00 | Nga

Interneti u “revoltua” disi me supermodelen Kendall Jenner në Golden Globes 2018. Shumica e ndjekësve filluan të shkruajnë se çfarë kërkon ajo aty?

Kendall nuk e vrau shumë mendjen, por shkëlqeu në tapetin e kuq. Gjithsesi, komentuesit në rrjetet sociale ndonjëherë janë shumë të ashpër. Përveç faktit që i kërkuan llogari se çfarë bënte aty, ata filluan të merren me aknet në fytyrën e saj.

Aknet janë një problem që e kanë shoqëruar modelen që nga adoleshenca. Kendall ka reaguar ndaj këtyre komenteve jo shumë pozitive që i janë bërë në Instagram. Shkurt dhe thjeshtë Kendall ka shkruar “Mos e lini kurrë t’ju ndalojë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme