Fansat komentojnë paraqitjen e fundit të Kylie Jenner

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Paraqitje e fundit e Kylie Jenner në sezonin e fundit të serialit Keeping Up With The Kardashians, ka ngallur përplot reagime.

Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të ndryshimit në dukje, derisa admiruesit e bukuroshes nuk u ndanë të kënaqur kësaj radhe, shkruan Daily Mail.

Aludimet filluan pasi dyshohej se Kylie ka bërë sërish ndërhyrje kirurgjike, duke mos u vërejtur në rrjete sociale.

“Kylie nuk i duhen më ndërhyrje, ka bërë mjaftueshëm deri më tani”, ka qenë njëri koment.

Prapa në vitin 2019, bukuroshja brune kishte mohuar të ketë ndërhyrje plastike, teksa pranon veten ashtu siç është.

Derisa komentet negative vazhdojnë në rrjet, kjo paraqitje e Jenner ishte e fundit për sezonin e KUWTK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme