Fansat mirëpresin bashkëpunimin e Britney Spears dhe Elton John “Hold Me Closer”

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Fansat kanë reaguar ndaj këngës së publikuar të Britney Spears dhe Elton John “Hold me Closer”.

Kënga e publikuar sot ka shkuar në vendin e parë në tabelën iTunes në Mbretërinë e Bashkuar dhe ShBA.

Publikimi shënon këngën e parë të Spears në gjashtë vjet dhe e para që nga përfundimi i konservatorit të saj.

“Kënga ime e parë në gjashtë vjet! Është shumë bukur që po këndoj me një nga meshkujt më klasikë të kohës sonë. Është një punë e madhe për mua”, ka shkruar këngëtarja në njoftimin e publikimit të këngës.

Fansat e kanë pëlqyer këngën, duke vërshuar mediat sociale me lëvdata, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

“Dy mjeshtër të pop-it janë bashkuar për ta kthyer klasiken e Eltonit në një stil të përsosur”.

“Sapo dëgjova Hold Me Closer për herë të parë. Britney tingëllon kaq bukur dhe jemi shumë krenarë me ty”.

“Hold Me Closer përfaqëson Britney-n që i bashkohet Elton John-it në një moment kur ajo nuk ka besim, por ai e kapi dorën e saj dhe i tregoi se ajo është në të vërtetë gati të rimarrë vendin e saj”.

Këto janë vetëm disa nga komentet pozitive që mori bashkëpunimi i tyre “Hold Me Closer”.

Të ngjashme