Fansi e pyet se “sa e ka natën”, Enca i përgjigjet: 100 miliardë euro

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Teksa po qëndron e izoluar në shtëpi për shkak të coronavirusit, këngëtarja Enca Haxhia po e shfrytëzon rastin që të jetë më e hapur me fansat e saj.

Ajo u ka mundësuar së fundmi ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram që t’i parashtrojnë asaj disa pyetje, të cilave ajo më pas do t’u përgjigjej.

Njëra ndër pyetjet më ngacmuese dhe ironike duket të ketëqenë ajo e një fansi, i cili i shkruante: “Sa e ke një natë?”.

Dhe kështu, Enca vendosi t’i kundërpërgjigjet me ironi, duke ia përmendur një shifër shumë të lartë, e cila me gjasë është e papërballueshme për ndjekësin.

“100 miliardë euro”, shkroi këngëtarja në përgjigjen e saj, të cilën më pas e ndau me ndjekësit në InstaStory.

Enca përndryshe i është përgjigjur edhe shumë pyetjeve të tjera lidhur me këngën e saj të re “Ku mete”, e cila do të publikohet së shpejti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme