Fansja i kërkoi sekretin e rinisë së përjetshme, Adelina ia kthen: “Jam vetëm 40 vjeç”

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Adelina Ismaili së fundmi ka ndarë në Instagram një foto të vetes, në të cilën shfaqet në formë fizike perfekte.

Këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të zi, i cili i nxjerr në pah linjat seksi dhe komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar.

Por, në sy ra komenti i një prej ndjekësve, i cili duket se nuk i ka pëlqyer fare Adelinës.

“Adelin, sekreti yt që nuk plakesh hiç?”,- ishte pyetja e ndjekëses, ndërkohë që Adelina ia ktheu:

“Jam 40-vjeçare”, duke lënë të nënkuptohet se është ende e re.

Megjithatë, të shumtë kanë qenë komentet që e uronin këngëtaren për pamjen, ndërsa të tjerë shkruanin se është në moshën më të mirë dhe se gjithmonë do të mbetet e re në shpirt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme