Fationi “diss” Andit për Tean

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Gjatë intervistës së fundit, Tea Trifoni teksa foli për ndarjen nga Bearti, ajo tregoi se gjatë kohës që luante lojën me Andin edhe ky i fundit kishte një lidhje tjetër. Por, që nuk e tha emrin e vajzës, duke lënë dyshimet se bëhet fjalë për Melisën.

Andi dhe Melisa janë përfolur vazhdimisht për një lidhje jashtë emisionit, pasi vazhdimisht janë kapur nga ndjekësit duke darkuar së bashku madje edhe duke bërë shopping, por që asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë.

Në lidhje me deklaratën e Teas nuk mungoi as reagimi i Andit. Ai u shpreh se do të tregonte historinë e tij nëse do të arrijë një numër të caktuar ndjekësish në rrjetin social “Facebook”, duke e thumbuar edhe Tean përmes një postimi.

“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh… Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë folloë në faqen time në “Facebook” do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, shkroi Andi.

Mirëpo pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe ish-konkurrenti Fation Kuqari, ky i fundit ka ironizuar me postimin e Andit, duke u shprehur se ai është i gatshëm që të japë gjithçka vetëm për disa ndjekës ose para.

“Hahahaha në ça bote jetojmë meshkuj që lënë pjeshkën me koncesion për folloë mendo për lekë ç’bëjnë. Yy barbona. Po kapa 3000000K ndjekës në Facebook ose në Insta do tregoj si bëj shurrën”, ka shkruar Fationi.

Postimin e tij ai e ka shoqëruar edhe më një countdown, duke u tallur me të gjithë personazhet e “Për’puthen”, që kanë bërë këtë gjë kur kanë zbuluar të vërteta e tyre.

Kujtojmë se dy djemtë nuk ruajnë asnjë raport pas daljes nga “Për’puthen”, sepse sa ishin pjesë e programit Fationi hodhi akuza se Andi ishte në lidhje të fshehtë me Melisën.

Të ngjashme