Fejohen Tea dhe Bearti?

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Dy ish-konkurrentët e emisionit “Për’puthen”, Bearti dhe Tea, të cilët kohëve të fundit ishin në krye të mediave rozë, për shkak se Tea kishte dal si çift me Andin nga programi.

Tea ka rrëfyer se gjatë gjithë kohës që kishte qenë në emision, ajo ka qenë në lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova dhe se me Andin nuk ka pasur asnjë marrëdhënie.

Ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku.

Në rrjete sociale nuk mungojnë dedikimet e Beartit për partneren e tij, e cila së fundmi ka ndryshuar edhe look-un duke u kthyer në flokë-kuqe.

Për më tepër, ndjekësit kanë nisur të dyshojnë për faktin që Tea dhe Bearti mund të jenë fejuar. Ajo jo vetëm që po jeton tashmë me partnerin, por mban edhe një unazë në gishtin e saj të dorës së majtë, e cila duket si një unazë fejese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme