Fejohet çifti më i shkurtër në botë

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 21:31 | Nga

Çifti më i shkurtër në botë është fejuar, 8 vite pasi u njohën në rrjete sociale.

Katyucia Hoshino dhe Paulo Gabriel da Silva Barros, nga Brazili, vuajnë nga një formë e sëmundjes së nanizmit dhe të dy kanë një gjatësi prej 1.7 m.

cifti ok 2

30 – vjeçari e propozoi për martesë Katyucia-s përballë miqve të tyre.

Katyucia u sigurua fillimisht se i dashuri i saj nuk po bënte shaka, përpara se të pranonte propozimin me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Katyucia dhe Paulo shpresojnë që të hyjnë në rekordet “Guinness” kur të martohen, si çifti më i shkurtër në botë i martuar.

Aktualisht, ky titull i takon një tjetër çifti brazilian, 46 – vjeçarit Douglas Maistre Breger da Silva dhe 43 – vjeçares Claudia Pereira Rocha, të martuar 18 vjet më parë./tvklan.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme