Fejohet Demi Lovato

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur e ka kurorëzuar dashurinë me fejesë.

Nuk u deshën më shumë se pesë muaj që këngëtarja e njohur Demi Lovato dhe i dashuri i saj Max Erich ta kurorëzojnë dashurinë me fejesë.

“Kur isha vajzë e vogël, babai im gjithmonë më quante ‘partneren e tij të vogël’ – diçka që mund të dukej e çuditshme…Për mua ka kuptim të përsosur. Dhe sot ajo fjalë ka kuptim të përsosur përsëri. Sot zyrtarisht do të jem partneri i dikujt tjetër”, ka shkruar Demi pranë një postimi në Instagram.

“Unë e dija se të kam dashur që në momentin që të takova. Ishte diçka që nuk mund ta përshkruaj për këdo që nuk e ka përjetuar atë në herën e parë, por për fat të mirë edhe ti, kurrë nuk u ndjeva aq e dashur pa kushte nga dikush në jetën time (përveç prindërve të mij) . Ti kurrë nuk më bën presion të jem dikush tjetër, përveç vetvetes. Dhe ti më bën të të jem versioni më i mirë i vetvetes. Jam e nderuar që pranoj propozimin tënd për martesë. Të dua më shumë sesa një titull mund të shprehet, por unë jam gati për të filluar një familje dhe jetë me ty”, ka përfunduar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme