Fejohet kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, ka kurorëzuar me fejesë dashurinë e saj me partnerin e kamotshëm Clarke Gayford.

Siç ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare një zëdhënës i Jacinda Ardern, ”çifti është fejuar gjatë pushimit të festës së Pashkëve në qytetin Mahia”.

Detaje të tjera rreth kësaj lëvizje të re në jetën e kryeministres së Zelandës së Re, është thënë se do t’i jep vet Jacinda Ardern të hënën.

Gazetarët të premten vunë re se Ardern mbante një unazë në gishtin e saj të mesëm. Ardern dhe Gayford kanë një vajzë 10 muajshe, Neve.

Ardern u bë udhëheqësja e dytë e zgjedhur në historinë moderne e cila lindi fëmijë në qershorin e kaluar, gjatë mbajtjes së postit.

Gayford është kujdestari kryesor i Neve dhe një prezantues në një shfaqje televizive peshkimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme