Fejohet Leona Lewis

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 10:31 | Nga

Këngëtarja e njohur britanike Leona Lewis është fejuar me të dashurin e saj Dennis Jauch. Ata ishin në lidhje tetë vjet.

Revista e njohur “People” ka konfirmuar lajmin për çiftin edhe pse nuk ka patur ndonjë paralajmërim zyrtar nga Leona ose Dennis, transmeton Koha.net.

Çifti aktualisht janë në pushime në San Juan, Puerto Rico, dhe në postimin e fundit të Leonës në Instagram Story është parë duke mbajtur një unazë në gishtin e saj të fejesës.

Leona dhe Dennis janë bashkë që nga viti 2010.

Javën e kaluar ata kanë festuar tetë vjetorin e lidhjes së tyre, ndërsa Dennis ka postuar një kolazh të tyre në Instagram me mbishkrimin: “Kanë qenë 8 vjetët më të lumtura të jetës time me këtë qenie të mrekullueshme njerëzore. Edhe shumë kujtime tjera të bukura”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme