Fejohet mbesa e Princeshës Diana, Lady Amelia Spencer

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Lady Amelia Spencer, mbesa e të ndjerës Princeshës Diana, është fejuar me të dashurin e saj prej njëmbëdhjetë vitesh, Greg Mallett.

Një agjent i pasurive të patundshme, Mallett, 30-vjeçar, shtroi propozimin të mërkurën e kaluar dhe ndau lajmet në Instagram të hënën.

Në postim, Spencer, 28-vjeçe shfaqet duke i dhënë një puthje partnerit të saj ku vëmendje të madhe rrëmben unaza e saj magjepsëse.

“Kjo ishte dita më e lumtur e jetës sime. 22 korrik 2020, e pyeta dashurinë e jetës sime të kaloj pjesën tjetër të jetës time me të dhe ajo tha PO”, ishte përshkrimi i Mallett. “Nuk mund të isha më i lumtur dhe të dua me gjithë zemër Amelia”.

Spencer po ashtu ka lënë një koment përkrah postimit.

“Nuk mund të doja më shumë. Dita më e lumtur e jetës time”, shtoi ajo.

Earl Charles Spencer, babai i Amelias dhe vëllai i Dianës po ashtu ka ndarë një dedikim emocional për të bijën.

“Shumë i lumtur për vajzën time, Amelia, që u fejua me të dashurin e saj Greg – është emocionuese të dëgjoj që të dy do të kalojnë pjesën tjetër të jetës”, shkroi Earl, 56-vjeçar.

“Duke dërguar dashuri të madhe për të dy, dhe i uroj të dyve jetë të lumtur së bashku. E dua atë që Greg para se t’i propozonte mori bekimin tim”, vazhdoi mes tjerash babai i saj.

Të ngjashme