“FemArt” sonte sjell në Kosovë këngëtaren Akua Naru

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 15:14 | Nga

Në kuadër të festivalit “FemArt”, me datë, sot, duke filluar nga ora 21:00 në hapësirën e Sallës së Kuqe pranë Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve do të mbahet koncerti i këngëtares me famë botërore, mysafires speciale Akua Naru.

Hip-hop këngëtarja dhe poetja feministe Akua Naru do të performojë nga albumi i fundit dhe këngët e saj më të zëshme me motive shpirtërore.

“Ky koncert artistik i festivalit ‘FemArt’ do të shënojë me sukses përmbylljen e edicionit të gjashtë”, thuhet në njoftimin për media të “FemArt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme