“Fenty” i Rihannas drejtë mbylljes

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Grupi i produkteve luksoze LVMH dhe këngëtarja Rihanna kanë rënë dakord të mbyllin brendin e saj të modës “Fenty” pas më pak se dy vjet prodhim.

Sidoqoftë, linja e të brendshmeve “Savage X Fenty” do të vazhdojë, ashtu si linjat e kozmetikës “Fenty Beauty” dhe “Fenty Skin”.

LVMH tha se rrobat e gatshme për veshje të ”Fenty-t” do të “presin” deri në krijimin e kushteve më të mira.

Analistët e modës thonë se megjithëse Rihanna ka një grup të madh të fansave, çmimet e brendit “Fenty” ishin shumë të larta për shumicën e tyre.

Por LVMH dhe Rihanna u zotuan të përqendrohen në zhvillimin afatgjatë të “ekosistemit Fenty”.

Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u bë gruaja e parë zezake që udhëhoqi një shtëpi nën markën LVMH kur filloi “Fenty” në pranverën e 2019. Por nuk ka pasur asnjë postim në llogarinë e markës në Instagram që nga fillimi i këtij viti dhe asnjë koleksion i ri nuk është shfaqur që nga nëntori i vitit të kaluar.

Lëvizjet e Rihannas në botën e modës kanë ardhur “në kurriz” të karrierës së saj muzikore.

Dikur e njohur për nxjerrjen e një albumi në vit, tani ajo nuk ka publikuar një të tillë që nga viti 2016, kur nxori ne treg albumin “Anti”.

Të ngjashme