Fergie shkurorëzohet nga Duhamel pas dy vjet ndarjeje

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-këngëtarja e bendit “Black Eyed Peas”, Fergie (44), të premten në Pasadena, Kaliforni, e ka paraqitur kërkesën për shkurorëzim nga bashkëshorti dhe aktori i famshëm Josh Duhamel (46). Këngëtarja tha se që nga viti 2017 ata janë të ndarë dhe se ky hap i përfundimit zyrtar të martesës nuk është ndonjë befasi.

Çifti e ndau lajmin e shkurorëzimit me publikun.

“Me dashuri dhe respekt absolut kemi vendosur të ndahemi. Në mënyrë që t’i japim kohë familjes për t’u përshtatur, kemi dashur ta mbanim këtë të fshehtë për një kohë”, – shkruan në deklaratën të cilin e ndau çifti me publikun.

Duhamel filloi të bëhej paksa i pasjellshëm dhe filloi të dilte me disa femra shumë më të reja, shkruan “Daily Mail”.

Spekulohet se aktori ka dalë me aktoren Rebeka Graf (36). Pastaj u kap në mbrëmje me ish-Miss America, Audra Mari (25).

Josh e bëri të qartë se donte të kishte më shumë fëmijë, pasi u spekulua se ai dhe Fergie u ndanë vetëm për shkak se këngëtarja nuk ka dashur të kishte më shumë fëmijë, shkruan KOHA Ditore.

“Më nuk i kam 30, jam 45 vjeçe dhe dua të kem më shumë fëmijë në të ardhmen, kështu që dua ta gjej dikë që është mjaft e re për të pasur fëmijë”, – tha Josh.

Ai shpjegoi se nuk po përpiqet t’i shfrytëzojë disa femra.

“Unë nuk jam i tillë. Po përpiqem ta gjej një vajzë me të cilën mund të krijoj familje”, – përfundoi aktori.

Këngëtarja dhe aktori e filluan lidhjen në vitin 2004, kur ajo dhe bendi i saj u shfaqën në një episod të serisë së tij “Las Vegas”. U fejuan në vitin 2007 dhe u martuan në vitin 2009, Fergie dhe Josh e kanë djalin Axle (5).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme