Ferki Shala i kthehet muzikës

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur mitrovicas, Ferki Shala, ka vendosur t’i kthehet muzikës.

Në një emision, Shala ka folur për detajet e kthimit në skenë, shkruan “Jepi zë”.

“Jam tu e ba ni përgatitje, nja 15 apo 20 kangë të vjetra qytetare t’i këndojë, disa kangë të grupit TNT, nja 10-12 këngë të grupit TNT”, ka thënë Shala.

Por, këngët komplete ai nuk do t’i këndojë, pasi thotë se zëri nuk i punon njësoj pasi pati një ndërhyrje në fyt.

Por Shala u pyet edhe nëse kjo është haram. Ai thotë se mund të këndojë edhe të tjera këngë përveç ilahisë. Kështu, ai ka vendosur të këndojë edhe këngë të vjetra shqipe.

Të ngjashme