Fero e ka publikuar klipin e këngës “Marijuana”

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

“Marijuana” është titulli i këngës më të re të Feros, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Projekti i ri është realizim i Menju dhe DJ Gan-G, në vazhdën e projekteve të reperit në kuadër të labelit të tij, TeamFero.

Videoklipi muzikor i kësaj kënge është xhiruar me regji të Endrit Rrahimit dhe skenar të Qendrim Xhanit.

Menju dhe DJ Gan-G janë kujdesur për ‘beat-in’, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë po ashtu Menju.

Ky projekt vjen pas videoklipit të këngës “Habibi” që u lansua në muajin dhjetor dhe numëron mbi 1.3 milion shikime në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme