Fero largohet nga rrjetet sociale

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, është larguar për një kohë nga rrjetet sociale.

Ai ka bërë të ditur se po punon në albumin e ri dhe se kjo duket se është arsyeja e tërheqjes së tij nga Instagrami.

I njëjti momentalisht është në Kosovë dhe po vazhdon të punojë për albumin e tij të dytë në karrierë.

Ndonëse akoma nuk ka bërë ndonjë paralajmërim për datën e saktë, fansat mezi po presin për rikthimin e 23 vjeçarit.

Reperi ndërkohë dy javë më parë solli projektin e ri “KaDeWe” në bashkëpunim me Joker Bra.


Kënga për kaq pak kohë të shkurtër ka grumbulluar mbi një milion klikime në platformën YouTube.

Në anën tjetër, Fero është duke shijuar lidhjen me bukuroshen Arbenita Ismajli, e cila jeton dhe vepron në Angli.

Të ngjashme