Fero: Nga sot, nuk është askush menaxher i imi

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Rep-artisti i njohur shqiptar, Fero, njihet për veprimet e tij të cilat shpesh bëhen temë mediatike.

Përpos këtyre, ai di të tërheq vëmendjen edhe përmes projekteve muzikore, të cilat janë mjaft të suksesshme.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, reperi nga Gjilani ka bërë një deklaratë, që ka habitur fansat e tij.

“Nga sot, nuk është askush menaxher i imi”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Nuk i dihet ende cili i është shkaku i këtij veprimi të reperit, por si duket ai nuk dëshiron që të jetë nën menaxhim.

Sidoqoftë, ditën e djeshme (e enjte) Fero lansoi këngën “KaDeWe” na bashkëpunim me reperin Joker Bra.

Me një klip ku shiheshin disa skena eksplicite, projekti ka arritur të pëlqehet në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së tyre.

Të ngjashme