Fero paralajmëron këngën e radhës dedikuar të bijës

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Javën që lamë pas, reperi Fero dhe bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, u bënë prindër për herë të parë.

Çifti, të cilët u martuan në fillim të këtij viti, mirëpritën një vajzë të quajtur, Nina.

Duke qenë se deri më tani ka publikuar një sërë projektesh, ai së fundmi ka bërë të ditur se ka gati edhe disa të tjera në mesin e të cilave do jetë edhe një këngë për vajzën e porsalindur.

“Kush po e pret hitin e radhës?”, ka shkruar ai përkrah një ‘emoji’ të një fëmije e po ashtu duke etiketuar edhe partneren e tij, Arbenitën.

I njëjti tregon se producimi është realizuar nga vet ai, gjersa detaje shtesë nuk ka zbuluar akoma.

Në një pjesë të tekstit të ndarë në Instagram, Feronit Shabani (emri i vërtetë) duket shumë emocional marrë parasysh se përfshin një tematikë të veçantë.

Kënga mezi po pritet edhe nga fansat e publiku, ndonëse ende nuk dihet një datë e saktë e lansimit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme