Fero paralajmëron lansimin e këngës “Cunami”

Prishtinë | 30 Maj 2020 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Rep-artisti Feronit Shabani, i njohur si Fero, vazhdon të jetë ndër personazhet e komentuara në estradën shqiptare.

Ai është tejet aktiv në rrjetet sociale, duke publikuar kështu fotografi dhe video nga përditshmëria e tij.

Së fundmi përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, Fero ka paralajmëruar lansimin e këngës më të re.

“Cunami” titullohet projekti i radhës, disa sekuenca të të cilit, ai i ka ndarë me fansat e tij.

“Cunami, hajt se Fero e ka qit albumin dhe nuk na dëshpëron”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Ndërkaq, para një muaji reperi me prejardhje nga Gjilani ka publikuar këngën e tij të fundit të titulluar “1 E Keni”. /Telegrafi/

Të ngjashme