Fero reagon për herë të parë pas incidentit me producentin Jetmir Agaj

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Reperi shqiptar, Feroni Shabani-Fero, pas mbajtjes për 48 orë ka treguar versionin e tij për incidentin e ndodhur me menaxherin dhe producentin e njohur, Jetmir Agaj.

Duke qenë se ngjarja e tyre bëri bujë të madhe rreth dy ditë më parë, ai ka zbuluar se bëhet fjalë për çështje vijash instrumentale e melodike të këngëve.

Artisti nga Gjilani ka treguar një kontratë të qershorit të vitit të kaluar ku dy palët janë pajtuar që të këmbejnë ‘beat’-at’, në cilësinë e dhuratë-dhënësit dhe Fero në atë të dhuratë-marrësit.

Në postimin që tashmë u publikua nga faqja ‘HiphopiShqip’, thuhet se pala me të cilën u krijua mospajtimi i ka ‘ende shumë borxh’.

24-vjeçari mes shumë gjërash ka pasur edhe një paralajmërim për mediet për shqetësimin që ‘i është krijuar njerëzve të tij të afërt’.

Të ngjashme