Fero sot lanson këngën e re drejtpërdrejt nga rrjetet sociale

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Rep-artisti Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, gjithmonë ka diçka për të dhënë në industrinë muzikore.

Kohët e fundit ai ka paralajmëruar një projekt tejet unik, i cili do të ndryshojë ‘lojën’ në botën e zhanrit hip-hop.

“2 Pac” titullohet projekti, për të cilin ai ka kërkuar falje publikë që nuk është lansuar në datën e planifikuar më parë.

Ndërkaq, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Fero ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme (e martë) do të jetë ‘live’ në po të njëjtën platformë.

“Sonte në ora 22:00 do të jem Live, kam shumë gjëra për të diskutuar. Më pas edhe spoti”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Theksojmë se Fero është njëri prej më të komentuare në estradën shqiptare, ku shpeshherë jeta e tij personale gjendet në faqet kryesore të mediave rozë. 

Të ngjashme