Festë me shampanjë e muzikë, Stresi shënon ditëlindjen e 33-të

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Rep-artisti shqiptar, Arkimed Lushaj-Stresi, gjatë ditës së sotme (e hënë) feston ditëlindjen e tij të 33-të.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, në të cilën shihet një tortë, ndërsa prapa saj mosha e tij.

“Vetëm Zoti e di sa jam i gëzuar”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Ani pse në kohë të pandemisë coronavirus, Stresi ka vendosur që të mos e tejkalojë ditëlindjen e tij pa festuar.

Në një video të ndarë me fansat, reperi shihet në një ambient të hapur, nën shoqërinë e miqve, teksa këta të fundit hapin shampanja.

Sidoqoftë, para një muaji 33-vjeçari ka lansuar “Kush R**** Je Ti”, këngë me tekst eksplicit .

Të ngjashme