Festivali “Hardh Fest” vjen me risi, Komuna e Rahovecit ndan 15 mijë euro

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 10:59 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatorët e festivalit “HardhFest” kanë mbajtur konferencë për media në të cilën kanë zbuluar performuesit , programin dhe detajet e tjera rreth edicionit të 5-të të këtij festivali, raporton Ekonomia Online.

Zyrtarja për marrëdhënie me publikun, Dea Luma, tha se motoja e këtij festivali të sivjetmë do të jetë “Një gotë për Mot”.

“Këtë vit festivali do të mbahet tre ditë 16,17,18 Gusht. Motoja e këtij Festivali është “Një gotë për Mot”, tha ajo.

Drejtori Artistik i “Hardh Festit”, Gardalin Shtavica ka zbuluar Line Up për këtë festival.

“Përveç që bëhet promovimi i rrushit dhe venës do të ketë edhe muzikë. Përveç rock grupeve që marrin pjesë do të ketë edhe Dj, ku do të jenë femra si Jehona, Ana Malo, ku do t’i japim rëndësi të veçantë gruas. Ata që do të performojnë janë Muskutjerët , The Moog , Votra, 4×4, Rahoveci all Stars, Jehonë , Amer Doux, Ana Malo, Dj Fisnik, Mike B. Në këtë festival do të merr pjesë edhe Ranie Romero i cili do të jetë kryesori i këtij festivali”, tha Shtavica, raporton EO.

Përfaqësuesja nga Komuna e Rahovecit, Nora Boshnjaku, tha se komuna e Rahovecit ka ndarë 15 mijë euro për këtë festival.

“Ky festival mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës se Rahovecit. Këtë vit komuna e Rahovecit ka ndarë 15 mijë euro për këtë festival. Ne jemi të  gatshëm për këtë festival tha Boshnjaku”, tha Boshnjaku.

Lexo më shumë:

Të ngjashme