Festivali i Kanës 2019 zbret në tapetin e kuq

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur mbrëmjen e së martës në Rivierën Franceze, Festivali i Kanës. Ndërsa fokusi i festivalit janë filmat, gjithmonë janë veshjet e yjeve në tapetin e kuq që komentohen.

Edicioni i 72-të i festivalit riktheu në tapetin e kuq aktoren dhe këngëtaren Selena Gomez. Ajo dukej mahnitëse e veshur me një veshje të Louis Vuitton, në ceremoninë e premierës së The Dead Don’t Die.

Supermodelja Alessandra Ambrosio ishte një nga yjet që shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan të Ralph & Russo. Surprizë ishte edhe aktorja Eva Longoria. Me një fustan të çare deri në bel dukej e mrekullueshme.

Të ngjashme